Mançester Junajtid ka bërë goditjen e parë në merkato, duke zyrtarizuar ditën e sotme, Aron Van-Bisaka.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka njoftuar se 21-vjeçari është blerja e parë e “Djajve”.

Junajtid ka paguar afërsisht 56 milionë euro te Kristal Pasi për kartonin e anglezit.

Bisaka luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe sezonin që lamë pas, u aktivizua 39 ndeshje duke dhuruar 4 asist.