Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për tolerancë.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se pala që duhet të investojë më shumë për të arritur këtë fazë është qeveria dhe kryeministri, Edi Rama.

POSTIMI I PLOTË

Këto ditë janë mundësia më e madhe që kanë në dorë udhëheqësit e këtij vendi të tregojnë TOLERANCË.

Në fakt kjo situatë tejkalohet më së pari me TOLERANCË.

Qeveria, më konkretisht Edi Rama, e ka për detyrë të tregojë tolerancë. Është Kryeministër dhe si i tillë ka detyrë të mos përplasë popullin e tij, pavarësisht bindjeve politike.

Opozita ka detyrë të dëshmojë tolerancë, pa qenë e nevojshme të heqë dorë nga beteja politike. Por më së pari paqja sociale është detyrë numër 1 e politikës.

Lutem e njëkohësisht kërkoj nga politika TOLERANCË! Le të mos e respektojnë njëri-tjetrin, por duke lëshuar nga pak kontribuojnë për paqe…

Zgjidhje ka plot, por si fillim duhet tërheqje nga llogoret absurde të datës 30.

Pse do mos e zhvendosim këtët datë një ditë tjetër ku të gjithë të shkojmë e të votojmë paqsisht?!

Toleroni o njerëz, se nuk jemi në luftë me njëri-tjetrin!