Kryeministri Edi Rama ka paditur gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në të përditshmen gjermane "Bild".
Lajmi është dhënë nga vetë kreu i qeverisë në një postim në Twitter ku shkruan se i ka dhënë prokurën avokatit të tij gjerman Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor.
Rama thotë se këtë veprim e bën sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.
"Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije."





