Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të Kupës së Afrikës. Ndërkohë një kontroll rutin para kësaj sfide i ka shpëtuar jetën sulmuesit kamerunas Xhoel Tagueu.
Pas kontrollit ka rezultuar se sulmuesi 25-vjeçar, nuk mund të marrë pjesë në këtë aktivitet për shkak të problemeve të rënda shëndetësore. Bëhet fjalë për probleme kardiake, teksa sipas mjekëve, ekzistonte mundësia që futbollisti i Maritimos të vdiste në fushë.
Sulmuesi u aktivizua 28 minuta në përballjen miqësore ndal Malit në datën 14 qershor. I çuditshëm është fakti se problemi i rëndë shëndetësor nuk përcaktuar më herët, teksa sulmuesi është ndaluar kategorikisht që të aktivizohet. Nuk dihet nëse Tagueu do të mund të luajë më futboll…





