Luis Suarez është bërë gaz i botës, me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Kilit e vlefshme për Kupën e Amerikës.
Në minutën e 22-të, sulmuesi i Barcelonës, krijon një rast shënimi, teksa shmang portierin Arias, por nuk përfiton, teksa ky i fundit devijon topin me dorë në goditje këndi.
Në këtë moment, Suarez ngre duart lartë dhe kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga portieri. Ky reagim i uruguaianit është duke bërë xhiron e internetit, teksa talljet për sulmuesin e Barcelonës kanë qenë nga më të ndryshmet.





