Pas konferencës së mbajtur mëngjesin e sotëm nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili u shpreh se 30 qershori si datë e paracaktuar zgjedhjesh nuk ekziston ligjërisht, në përputhje me dekretin e tij për anulimin e lokaleve, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Gjatë një takimi në vazhdën e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore me banorët e Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, Rama i kërkoi deputetes së pranishme të Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, informacione mbi ecurinë e procedurës për shkarkimin e kreut të shtetit.
Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur se kjo procedurë do të ndiqet deri në fund, ndërsa u shpreh se nisma e ndërrmarrë nga Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, “është një hata kushtetuese e institucionale”. "Duhet cuar deri në fund ai proces se kjo është një hata kushtetuese e institucionale që …" u shpreh Rama.
Po ashtu, as kësaj radhe nuk ka munguar ironizimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kyemadhit që Rama vazhdon ta etiketojë si “fallxhore”. “Nuk ka P këtu, në filxhan ka ikur, ka vetëm I. Ja .. kushtetuta si happy summer, filxhani sipër.”- tha kryeministri.





