Qindra demokratë durrsakë janë mbledhur para selisë lokale të PD-së nën thirrjet “Rama ik”. Me vuvuzela dhe shumë parulla në duar “S’ka zgjedhje pa opozitën”, “Zgjedhje të lira” etj, ata kanë bllokuar për disa minuta rrugën “Egnatia”.

Mes makinave të bllokuara në trafik, para selisë së PD-së ishte dhe ajo e prefektit të Durrësit Roland Nasto, që po udhëtonte për të marrë pjesë në takimin elektoral të Ramës në sheshin “Liria”.

Në protestën para selisë së PD-së janë edhe ish-deputetët Oerd Bylykbashi e Fatbardha Kadiu, krerët e degës lokale, kreu i PAA-së, Agron Duka etj.