Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.
Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 Qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e Kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve. (Kliko këtu për të parë videon në REL)





