Ditën e nesërme, më 24 qershor 2019 kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Durrësit.

Rama do të zhvillojë në sheshin kryesor të qytetit, “Liria”, takimin përmbyllës të fushatës për bashkinë e Durrësit nën drejtimin e kandidates socialiste, Valbona Sako.

Takimi do të zhvillohet në orën 18:30 e teksa fushata ka qenë e vakët për shkak se në garë është vetëm PS, lind pyetja: A do të pritet me protesta edhe nga durrsakët?

Kujtojmë që në çdo qytet të Shqipërisë, kreu i qeverisë është përballur me protesta të mbështetësve të Partisë Demokratike, çka ka çuar edhe në arrestimin e zyrtarëve demokratë.