Pak ditë pas tensioneve dhe përplasjeve në KZAZ, gjykata e Shkodrës ka lënë sot në burg 2 punonjësit e bashkisë, Alfred Nikolli dhe Gentian Bytyçi. Vendimi i gjykatës, vjen pas djegies së shkollës në KZAZ nr 3 në qytetin e Shkodrës.
Po ashtu, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa për Adi Garucin dhe Aleks Ndojin masën “arrest shtëpie”. Ende nuk është dhënë vendimi për Bardh Spahinë, ndërsa mbështetës të shumtë të PD janë mbledhur jashtë derës së gjykatës dhe kërkojnë lirimin e tij.
Në gjykatë, Spahia është shprehur se arrestimi i tij ishte politik, dhe se ai shkoi në KZAZ nr.3 për të qetësuar situatën. Nga ana tjetër, prokuroria tha se Spahia është filmuar aktiv në përplasje pas çarjes së kordonit policor.
Forcat të shumta policie me maska antigaz, FNSH kanë bllokuar rrethuar gjykatën dhe janë vendosur para derës kryesore. Mbi Bardhin rëndojnë 6 vepra penale që lidhen me ngjarjen e djegies së shkollës.
Po ashtu, sot gjykata ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e sulmeve në KZAZ e Burrelit. Gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitjeje” për 7 mbështetës të PD, ndërkohë që 2 të tjerë janë lenë në burg.
Gjatë seancës që është zhvilluar sot në gjykatën e Shkodrës ku janë dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e tensioneve në KZAZ, organi i akuzës ka zbardhur dinamikën e asaj që ka ndodhur.
Prokuroria ka thënë para gjykatës, se ish-deputeti Bardh Spahia ka kundërshtuar thirrjen e forcave të rendit, dhe nga filmimet rezulton se pasi është çarë kordoni i policisë, Spahia ka qenë aktiv në këtë ngjarje.





