Organizatorët e protestës së sotme të opozitës kanë vendosur që ta sjellin Edi Ramën në formën e një busti që simbolizon bustin e Enver Hoxhës.

Aktualisht ky “bust” është vendosur përballë zyrës së Ramës në Bulevard, ndërkohë që do të pritet se si do të jetë fundi i këtij busti sot.

A do të ketë të njëjtin fund me bustin e Enver Hoxhës që u mor zvarrë nga populli më vitin 1990 duke u shkulur nga sheshi “Skënderbej’?