Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali shkruan në Twitter se presidenti Ilir Meta qenka dakord që zgjdhjet janë të popullit, por ka hallin e pluralizmit.
Në postimin e saj, Spiropali ngre pyetjen se "Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?"
"Ilir Meta qenka dakord që zgjedhjet janë të popullit po paska hallin e pluralizmit! Bukur. Pluralizëm dmth të gjithë në një mendje që populli vendos me zgjedhje dhe secili në mendjen e vet hyn apo s’hyn në zgjedhje! Pyetja që mbetet është: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?"





