Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët në Njësisë Administrative nr.6 në Tiranë ka folur sërish për Presidentin Meta.
Rama e cilësoi presidentin si një personazh kompleks që ka bërë gjëra të mirë dhe të gabuara. Por vendimin për zhdekretimin e zgjedhjeve e konsideroi si një gabim fatal.
"Është personazh kompleks, ka bërë gjëra të mira. Ka bërë gjëra të gabuara nuk kemi çfarë i bëjmë. E bëri për të nxitur dhunën padiskutim edhe ka gjithë këto ditë që nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës. Përkundrazi. Dhe ishte fatale për të. Gabim fatal për të. Nuk e bën kurrë një president republike një gjë të tillë. Kurrë. Në asnjë aspekt. Sepse është si hëna, që rrotullohet herë është e plotë, herë e qorruar komplet."
Rama u shpreh se kjo që po bën opozita është kundërvënie ndaj popullit dhe ndaj Shqipërisë. Ai u shpreh se zgjedhjet vendore janë vetëm një sebep dhe gjithçka po bëhet për Reformën në Drejtësi.





