Nga foltorja e Kuvendit, zv.kryeministri Erjon Braçe ka komentuar përplasjet e ndodhura ditët e fundit në KZAZ-të e disa bashkive. 

Gjatë fjalës së tij, Braçe sulmoi opozitën teksa e ka paralajmëruar se nuk do t’i fshehin tenderët, duke i vënë zjarrin KZAZ-ve. Sipas tij opozita duhet ta harrojë se do të blejë prokurorë dhe gjyqtarë ndërsa tha se do dështojnë në misionin për t’i ndalur të tjerëve votën.

“Ta harrojnë se duke i vënë zjarrin KZAZ-ve do të fshehin tenderët, ne jemi për t’i treguar ligjin dhe ligji nuk do të jetë siç ka qenë. Ta harrojnë se do të gjejnë prokurorë dhe gjyqtarë që t’i blejnë me lekë. jo vetëm për zjarrin mbi KZAZ. Misioni që kanë marrë përsipër për t’i ndalur të tjerëve votën, do të dështojë, sepse ka një arsye. Nuk kanë popull. Kanë policë bashkiakë, kanë punonjës bashkie, por nuk kanë popull. Me popullin do gjejnë belanë, dhe drejtësinë e barabartë”.