Detaje të reja zbardhen në lidhje me atentatin e sotëm në Durrës. Përveç shtetasit Julian Meçaj, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe Plarent Dervishi. Meçaj dhe Dervishi po udhëtonin me automjet “Range Rover”, kur ndaj tyre është qëlluar me armë.
“DurrësLajm” mëson se Meçaj ka marrë tre plumba, në kokë, shpatull dhe këmbë. Ndërsa Plarent Dervishi është plagosur me një plumb në këmbë.
Aktualisht ata ndodhen në spital, ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende. Të shtënat kanë filluar që nga rruga dytësore në Maminas dhe kanë vijuar me ndjekjen ndaj “Range Rover”-it deri te mbikalimi në Kënetë.
Autorët mbeten të paidentifikuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të atentatit.