Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me tubimin elektoral të mohuar nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi me pretendimin se nuk kishin sheshe të lira.

Rama e krahasoi vendimin e Ademit, me mbështetësit e fundit të diktaturës në kohën kur Partia Demokratike sapo ishte krijuar dhe kishte fituar mbështetjen e të gjithëve.

"Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, çfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve. Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të '91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor siç përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme. Ajo që është e trishtueshme në këtë hisotir është fakti se si në atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve e asnjë mik në krah. Përkundrazi, si shqiptarët edhe partnerët ndërkombëtarë janë kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk ju kujton kjo Haxhi Qamilin që thoshte sa të kem Kavajën e Shijakun, ai thoshte një fjalë tjetër. Nuk po e them po e them nuk pyes për francën e Anglinë. Pjesa më e trishtueshme është pjesa e policëve të përdorur, që po humbasin të drejtën të punonjës për shtetin, janë në shkelje të ligjeve dhe edhe pse në këtë farsë entuziazmi shkollash që digjen e vandalizohen, jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit. Dhe 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjve duan apo s’duan. Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite.", u shpreh Rama.