Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, në lidhje me përgjimet që u publikuan dje në tabloidin gjerman "Bild".
Fillimisht Tahiri kërkon ndjesë për përdorimin e një fjalori banal teksa bisedonte me shefin e Policisë së Dibrës, Robert Ago. Biseda ishte bërë përmes telefonit të Xhemal Qefalisë, deputet i PS-së, i cili ishte në një darkë me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri.
Në reagimin e tij, Tahiri thotë se biseda nuk ka lidhje me shit-blerjen e votave në zgjedhjet e pjeshme lokale që u mbajtën në Dibër në 2016-ën. Tahiri thotë se nuk ka marrë pjesë në asnjë ditë në fushatën e Dibrës ndërsa hedh akuza për palën kundërshtare kur shprehet: "agresorët e athershëm me armë në brez edhe në zgjedhjet e Dibrës, sot kanë veshur lëkurë qingji".
STATUSI I TAHIRIT
Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.
Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverie, ne akte publike a sjellje te perditshme. Por perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.
Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!
Ndjese sinqerisht per fjalorin!





