Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur para gazetarëve lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD.
Braçe tha se në asnjë nga këto përgjime, të gjithë personat e përfshirë, qofshin zyrtarë të nivelit të lartë apo të ulët, nuk flasin për ofrim parash.
Megjithatë, siç u shpreh zv.kryeministri, hetimit i takon ta provojë dhe në fund, nëse provohet secili mban përgjëgjësi individuale.
Braçe për shefin e komisariatit të Dibrës:
Në asnjë vend nuk thuhet nga shefi i komisariatit të dibrës që ka bërë vota për PS, ai thotë se ka ruajtur rendin nga një bandë partiake që ka dhunuar në mënyrë barbare përfaqësues të PS në qendra, kryesisht në Maqellarë, madje me pistoletë në dorë.
Avash, me qetësi. Edhe njëherë që të jemi korrekt në ato që janë zbardhur deri tani. Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjes, është prokuroria që merr autenticitetin e tyre.
A ka mundësi?
Braçe për Pjerin Ndreun:
Zoti Pjerin Ndreu, nuk thotë në atë bisedë telefonike që duhet të provohet për autenticitetin e saj nga organi i prokurorisë, nuk thotë që mësuesi në qarkun e Dibrës nëse s’votojnë fluturojnë nga puna.
Ndreu flet për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e një shkolle. Drejtuesit e shkollave nuk ndalohen të bëjnë pjesë në një parti politike e është normale që një socialisti t’i kërkohet vota.
Ndreu ka identifikuar të dy personat, për personin që ka përdorur atë lloj shprehjeje nuk është i PD ka qenë i anëtarësuar në PS sipas ligjit. Pra bëhet fjalë për anëtarë të PS.
Braçe për Vangjush Dakon e Damian Gjiknurin:
Në asnjë prej përgjimeve të publikuara, në gojën e Dakos, cilido përfaqësuesi të PS të nivelit të ulët apo të lartë përfshirë ministrin Gjiknuri, nuk flitet për ofrim të parave.
Një sekondë, një sekondë, edhe njëherë tjetër. Në asnjë rast, qoftë ministri gjiknuri qoftë Dako, nuk është gjetur që të ketë komunikuar për çështje parash. Për secilin prokuroria, përfshirë edhe këta të dy duhet të bëjë hetime, nga i pari tek i fundit, të provojë që ato para janë paguar, që janë blerë vota, që kanë ndikuar rezultatin e zgjedhjeve e secili të mbajë përgjegjësi. Në rast se identifikohen raste të tilla, krimi është krim individual kështu thotë Kodi Penal.
Prokurori politik që ka drejtuar këtë fushatë ndaj PS duhet të mbajë përgjegjësi pse s’ka kryer asnjë veprim në kushtet e flagrancës. Siç e kërkon ligji dhe natyrisht kjo përgjegjësi individuale duhet të bëjë të mundur që secili të ndëshkohet, në rast se provohet.





