Xhemal Qefalia i quan pallavra përgjimet e publikuara nga BILD mbrëmjen e djeshme.
"Pallavra, ishin biseda miqësore me shokun e fëmijërisë", është shprehur Qefalia në një prononcim të shkurtër për gazetarët.
Përgjimi i BILD përfshin deputetin dhe anëtarin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Xhemal Qefalia, teksa përgëzon punën e shefit të policisë së Dibrës, Robert Aga, dhe i premton të flasë me Kryeministrin për t’i caktuar një pozicion më të mirë.
Aga i kërkon Qefalisë të transferohet në Bulqizë, një qytezë e pasur me krom e që kontrollohet nga krimi i organizuar. Por deputeti socialist i premton atij një pozicion më të lartë. Për punën e bërë gjatë zgjedhjeve Aga përgëzohet edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.





