Ish-ministri Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë, pasi i doli emri në përgjimet e publikuara nga media gjermane.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjiknuri deklaron se ka qenë në qytetin e Vlorës, në mbështetje të kandidatit të PS-së, Dritan Lelit.

“Me Dritanin gjatë takimit me banorë të rajonit Nr.4 në qytetin e Vlorës. Në #30Qershor votojmë #PartinëSocialiste dhe #DritanLelin për #VlorenQeDuan,”- shkruan ish-ministri krahas fotove.