I shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ish-ministri Damian Gjiknuri, koordinatori politik i këtij qarku gjatë vizitës së tij në Rajonin nr 1, në Vlorë, ka komentuar përgjimet e publikuara nga "Bild".

Gjiknuri tha se Partia Socialiste as blen e as shet vota, dhe se arsyeja pse goditen figurat kryesore të saj është tërësisht politike.

"Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz, ata nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep, pa qenë këtu. Pra praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë, dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste, sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje ata kujtojnë se duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike, do të arrijnë të  nxjerrin diçka në dritë. Por votat nuk sigurohen me skenare të blera dhe të trilluara. Ne jemi vërtet përfaqësuesit e denjë të Vlorës."