Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situtatat e krijuara në KZAZ-të e bashkive të drejtuara nga demokratët.

Gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë, Rama tha se kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Sipas tij, kush kryen krim elektoral nuk do lejohet të dalë nga vendi 5-10 vite.

"Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren, të cilët nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre."