Laçi mposht Teutën në Niko Dovana. Në miqësoren e parë përgatitore për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Europa League, skuadra e Starovës zhvilloi një ndeshje më pozitive se ajo Bledi Shkëmbit edhe pse të dy trajnerët u dhanë mundësi aktivizimi shumë lojtarëve të rinj në moshë.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Elvi Berisha dhe Santiago Selmani i dhanë avantazhin e dyfishtë Laçit në minutat 73 dhe 85, ndërkohë që Lorenco Vila në të 88-ën, shënoi golin e vetëm për Teutën që në këtë ndeshje aktivizoi vetëm Todorsvkin nga blerjet e reja.