Mediat italiane kanë zbuluar shifrat e para lidhur me akordin e mundshëm mes Romës dhe Interit për një negociatë të mundshme ku do përfshiheshin Mauro Ikardi dhe Edin Xheko.
Ideja u ka pëlqyer tifozëve verdhekuq dhe nuk flitet vetëm për një hipotezë. Klubi zikaltër në krahun tjetër nxiton, sepse kërkon t’i gjejë një sistemim argjentinasit brenda 30 qershorit për të përfshirë plusvalencën në bilancin aktual, në funksion të “Fair Play Financiar”.
Megjithëse mësohet se propozimi i menduar nga kryeqytetasit mund të quhet… qesharak: flitet për 30 milionë euro plus kartonin e Edin Xhekos, pra, në total një vlerësim prej 45 milionësh.
Drejtuesit interistë as nuk e konsiderojnë: për të bindur administratorin Xhuzepe Marota duhet të rritet me së paku 25 milionë euro. Me rikthimin e Ikardit nga pushimet, Roma do kërkojë të kuptojë nëse do ekzistojnë mundësitë për të arritur një akord.





