Mijëra gra japoneze i paraqitën një peticion qeverisë, në formë proteste për të mos i detyruar të veshin këpucë me taka të larta në punë. Aktorja Yumi Ishikawa ishte iniciatore e fushatës #KuToo, ku luhet me kuptimin e fjalëve në japonisht: kutsu (këpucë) dhe kutsuu (dhimbje).
Brenda një kohe shumë të shkurtër, ajo mori mbështetjen e 19 000 personave në web. Aktivistet theksojnë se është pothuajse e pamundur të heqësh nga këmba takat e larta që kur nis të kërkosh një vend pune dhe më pas kur punësohesh aty.
“Sot, ne depozituam një peticion me kërkesën për hartuar një ligj që u ndalon punëmarrësve për të detyruar gratë të veshin taka, pasi është diskriminim seksual dhe përbën një shkelje të të drejtave të individit,”-deklaroi për mediat, Yumi Ishikawa pas takimit me disa zyrtarë të Ministrisë Japoneze të Punës.





