Kinslei Volanski tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpulit dhe Totenhemit. Modelja ruse provokoi duke u futur në fushën e blertë. Kjo skenë kishte si qëllim promovimin e “Vitaly Uncensured”, një faqe në internet që ka përmbajtje erotike.

Volanski është e lidhur me Vitali Zdorovetski, i cili është një personazh i famshëm në rrjetet sociale, ku shfaqet në video dhe foto me femra seksi. Në vetëm disa orë, llogaria e “Instagram”-it të modeles pësoi një tërmet duke shtuar 2.4 milionë ndjekës.

Mirëpo, institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka ndërhyrë, duke i dërguar kërkesë “Instagram”-it për ta bllokuar këtë llogari. Pas disa orësh kjo llogari e seksbombës ruse u bllokua. Ndërkohë klikimet në “website”-in e Vitalit ishin në një numër të jashtëzakonshëm që sollën edhe një bllokim të serverit.