Raporti i autopsisë ka zbuluar se shkak për vdekjen e modelit Tales Soares është bërë një sëmundje zemre e pa diagnostikuar. Modeli brazilian vdiq pasi u rrëzua papritur në pasarelë në Javën e Modës në Sao Paulo muajin e kaluar.
Në detajet e dokumentit të publikuara nga media braziliane "G1" të enjten thuhet se 26-vjeçari kishte probleme me zemrën. Tragjikisht ai nuk arriti ta zbulojë sëmundjen gjatë kohës që ishte gjallë.
Sëmundja përparoi në edemë pulmonare akute, akumulim i lëngjeve në mushkëri, që e vrau Soares. Para se të vdiste modeli nuk ishte diagnostikuar me asnjë problem shëndetësor.





