Mesfushori i Teutës, Kallaku, foli pas triumfit ndaj Laçit dhe sigurimit të kupave të Europës për sezonin e ardhshëm, duke u shprehur:
“Që në fillim të sezonit, objektivi ishte të kapnim Kupat e Europës. U afruam shumë për titullin kampion, por ajo zgjati deri në janar. Jemi të kënaqur me këtë arritje. Këtë objektiv kishim dhe këtë morëm. Te Laçi u afirmova si lojtar, më bëri ta njoh mirë Superioren. Tek Teuta ndryshoi performanca fizike. Kjo gjë më bëri të jem akoma më mirë këtë sezon. E ardhmja? Kam edhe 1 vit kontratë me Teutën. Dëshira ime është të mbaroj ndeshjet në Kupat e Europës, më pas janë drejtuesit që do vendosin për mua. Besoj se drejtuesit do vendosin për më të mirën.
Mendoj që do t’i luaj edhe Kupat e Europës. Dua të theksoj se do bëhet gjithmonë më e mira për mua. Jam akoma i ri, nuk duhet të mendoj shumë gjëra”, u shpreh Kallaku.





