Përfundon pas dy sezonesh eksperienca e Luciano Spallettit në krye të Interit. Klubi zikaltër ka zyrtarizuar shkarkimin e tij, ndërsa të enjten pritet emërimi zyrtar i Antonio Contes.
Javët e ardhshme Marotta do të diskutojë me teknikun toskan, prishjen me marrëveshje të kontratës që i skadon në vitin 2021. Në komunikimin e shkurtër shkruhej: “Klubi falënderon teknikun për punën e zhvilluar dhe për rrugëtimin e përmbushur së bashku.”
Antonio Conte ka nisur tashmë punën si trajner i Interit, edhe pse pret ende zyrtarizimin, ndërsa të shtunën do të jetë me Marottan në “Wanda Metropolitano” për të ndjekur finalen e Championsit.





