Një striptiste 31-vjeçare ka përplasur për vdekje tre adoleshentë në Florida, të cilët po prisnin autobusin e tyre për të shkuar në një ndeshje futbolli.
Aksidenti tragjik ndodhi të shtunën, kur kërcimtarja Mariam Coulibaly doli në gjendje të dehur nga një klub me makinën e saj tip foristradë dhe përplasi tre djemtë, Gedeon Desir, 13 vjeç, Lens Desir, 15 vjeç, and Richecarde Dumay, 17 vjeç.
31-vjecarja e cila i mbijetoi aksidentit, kishte 42 gjoba për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, në to përfshiheshin shtatë incidente duke nisur nga viti 2008.
"Unë jam e dëshpëruar për gjithçka ka ndodhur. Sapo jam zgjuar nga një shok. Nuk e dija që kisha lënduar njerëz", tha ajo nga krevati i spitalit.





