Prefekti i Durrësit, Roland Nasto, ka siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili është në prag të hapjes së tij. Në bashkëpunim me të gjitha ndërrmarrjet në varësi të bashkisë dhe atyre që varen nga qeveria qëndrore është hartuar plani i masave që sezoni turistik të nisë i qetë.

Prefektura u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve të Durrësit të rrisin masat e gadishmërisë dhe të ndërhyjnë në kohë për të përmirësuar kushtet në infrastrukturë, në rrugë, në drejtim të pastrimit të plazheve nga Gjiri i Lalëzit deri tek Shkëmbi i Kavajës, në drejtim të sigurisë së rendit dhe qetësisë nga policia, në drejtim të lehtësimit të qarkullimit rrugor etj.

Prefekti ka mbledhur Komitetin e Turizmit, ku ju dha porosi të gjithë drejtuesve të jenë vigjilentë e të gatshëm për të ndërhyrë në çdo rast. Autoritetet lokale në Durrës nëpërmjet takimeve të tilla synojnë që të përcjellin mesazhin se zgjedhjet lokale dhe në krahun tjetër protestat e opozitës nuk duhet të japin efekte mbi industrinë e turizmit, më e rëndësishmja për qytetin tonë bregdetar.

K.H.