Policia njofton se ka proceduar penalisht një tifoz 23-vjeçar, për thirrje fetare në stadiumin e qytetit të Laçit. Bëhet fjalë për shtetasin M.M., i cili është proceduar nga Antiterrori për veprën penale të nxitjes së urrejtjes.

Në rrjetet sociale qarkullon një video skandaloze, ku tifozët bardheblu thërrasin “Allahu Ekber” në një moment të sfidës Laçi – Tirana. Ekipi i Tiranës e fitoi ndeshjen me rezultatin 3:1.

Në video shihet se tifozët përpos thirrjes “Allahu Ekber”, vazhdojnë të shajnë me fjalor banal. Pas analizimit të pamjeve, anti-terrori nisi hetimet ndaj 23-vjeçarit që drejtonte korin e tifozëve, duke e proceduar penalisht në gjendje të lirë për “nxitje të urrejtjes”.