Union Berlini ka shkruar historinë duke u ngjitur për herë të parë në Bundesligën gjermane. Skuadra bardhekuqe, eliminoi në “play-off”, Shtutgartin, duke i rrëzuar këta të fundit në kategorinë e dytë.

Sfida e parë përfundoi në barazimim 2-2, kurse ajo e kthimit 0-0. Një rënie dramatike për 3 herë kampionët e Gjermanisë, të cilët do të militojnë në Bundesligën 2 sezonin e ardhshëm.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët e Union Berlin pushtuan fushë, duke festuar këtë sukses historik të skuadrës së tyre.