Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetim pasuror për disa prej të arrestuarve për grabitjen në Rinas më 9 prill 2019, ku u morën rreth 6 milionë euro. Bëhet fjalë për të arrestuarit: Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela.

Nga hetimet është mësuar se të arrestuarit dhe familjarët e tyre disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme. Prokuroria i ka bërë kërkesë bankave dhe hipotekës, e Drejtorisë së Transportit Rrugor për verifikimin e origjinës së pasurisë së këtyre personave.

Gjatë tentativës për tu larguar nga aeroporti i Rinasit ku ndodhi grabitja e thasëve me para, mbeti i vrarë Admir Murataj i cili konsiderohet nga policia si kapoja i bandës së grabitjes.