Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në parkingun e një hoteli në Sauk, përballë Akademisë së Sigurisë.
Mësohet se autori i plagosjes Ndue Ndoj 25-vjeçar, i cili është nëninspektor i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë së sigurisë, është sulmuar nga tre persona me origjinë nga qyteti i Kukësit të cilët janë përpjekur ta rrëmbejnë.
Njëri prej tyre ka qenë i armatosur, por në momentin kur ata e kanë nxjerrë nga lokali, Ndoj ka bërë rezistencë duke i marrë edhe armën nga dora.
Pas konfrontimit, ai ka plagosur Ervis Muratin 27-vjeç, një prej personave i cili po përpiqej ta rrëmbente.
Report TV se i plagosuri është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës.





