Edhe sot moti mbetet me vranësira të cilat pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira, por herë pas here pritet që të ketë alternime kthjellimesh. Shirat më të pranishme janë në Veri-Qendër, herë pas here marrin formë rrebeshesh afatshkurtra.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual, kur kthjellimet do të jenë dominante.

Sipas "MeteoAlb", era do të fryjë me shpejtësi deri 50-55 km/h nga drejtimi jugor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 11 gradë celcius deri në 27 gradë.