Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në komunën Paullo në jug-lindje të provincës së Milanos. Një grindje për motive banale rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm degjeneroi në një sherr të dhunshëm mes një çifti emigrantësh shqiptar.

Bashkëshorti 68-vjeçar goditi me çekiç në kokë bashkëshorten e tij 65 vjeçe, e cila ndodhet në gjëndje të rëndë e në rrezik për jetën në spitalin Niguarda të Milanos.

Pasi ka goditur dhunshëm bashkëshorten, shqiptari ka goditur me çekiç në kokë edhe veten duke tentuar vetëvrasjen. Ka qenë një 77-vjeçare italiane, fqinje e familjes shqiptare e cila ka tentuar të ndalojë  shqiptarin e të lajmërojë forcat e rendit.

Ai ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanos, aktualisht në gjëndje kome. Mësohet se vetëm pak kohë më parë 68-vjeçari shqiptar kishte humbur vendin e punës. Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit me burg me akuzën e tentativës së vrasjes për motive të dobëta.