30-vjeçari shqiptar, Dorian Liçaj i cili humbi gjurmët disa javë më parë në Itali është gjetur i varur në një kasolle.
Pas kërkimeve të shumta të policisë italiane, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të Dorianit rreth një kilometër larg shtëpisë.
Pranë tij ishin biçikleta dhe sendet e tij personale, duke përfshirë dhe telefonin e tij. Pas ekzaminimeve të trupit të pajetë nga autoritetet italiane, viktima është kthyer tek të afërmit në Shqipëri.
Deri në ditën e fundit po shpresohej që shqiptari të ishte gjallë, por ai e kishte kryer gjestin që kishte përshkruar në letrën e tij. Djali vuante nga ankthi dhe para largimit u kishte lënë të afërmëve një letër me shkrim, në të cilën u kërkonte falje për vuajtjet që u shkaktoi dhe shfaqte synime për vetëvrasje.





