Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj në hëne në fshatin Poro të Novoselës në Vlorë. Dy të rinjve, Sotiraq Mëhilli, 22 vjeç dhe Eno Mata, 32 vjeç u është bërë atentat, teksa po lëviznin me motorr në fshatin e tyre.
Ndërkohë, si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë 22-vjeçari Mëhilli, dhe 32-vjeçari Mata ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Sakaq, është bërë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë Eno Mata. 32-vjeçari nuk është emër i panjohur, pasi është një prej personave më të kërkuar në Greqi.
Mata është i dyshuari i vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2017, ndërsa pak kohë pas vrasjes Mata i ka lënë një shënim policisë greke.
“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Jam hajdut, por nuk jam vrasës”, thuhet në letër, ndërsa në fund ishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.
Kujtojmë se vrasja e avokatit grek ndodhi mbrëmjen e 12 tetorit në Athinë. Shqiptari Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin dhe ka pranuar krimin, ndërsa Eno Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes.
Mata është është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.





