Tre persona u arrestuan për akuzën e kontrabandës dhe trafikut të mjeteve motorike në qytetin e Kukësit.

Të arrestuarit janë F.B., vjeç 45, banues në Kukës, S.M., vjeç 46, banues në Pobreg, Kukës, Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa iu nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale, informoi policia e Kukësit.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.