Policia ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kultivuan 60 kubikë me fara kanabis në fshatin Buz të Memaliajt.

Në pranga ranë 25-vjeçari me iniciale H.C. dhe 47-vjeçari me iniciale B.C.

"Në Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç, pasi këta shtetas dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60 kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz", informon policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe për kryeplakun e fshatit Buz, me iniciale G.Ç.