Një furgon mallrash ka rënë në lumë tek kthesa e Çezmës së Myftarit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë pas 30 minutash nga furgoni, i cili ra në rrjedhën e lumit Shkumbin. Ai u nxor nga punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe u transportua në rrugën automobilistike me barrelë, për t’u dërguar menjëherë me autoambulancë në Spitalin e Librazhdit për trajtim mjekësor.