Pas kandidatëve të Bindjes Demokratike për Bashkinë e Kavajës e Lezhës, të tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore, edhe kandidati i Kamzës ka ndjekur të njejtën rrugë.
Përmes nje letre drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor, Ylber Gjata paraqiti kërkesën për dorëheqje nga kandidimi i tij për t'u përfshirë në garën për kryetar i bashkisë së Kamzës, nën siglën e BD, për zgjedhjet lokale.





