Ashtu siç ndodh prej shumë vitesh, edhe këtë vit kompania lider në Shqipëri në tregun e lubrifikantëve, "Kappa Oil" do të marrë pjesë në panairin ndërkombëtar Autopromotec në Bolonja të Italisë, i cili do të zhvillohet në datat 22 – 26 maj 2019.
Edhe në vit më parë, "Kappa Oil" ishte e vetmja kompani shqiptare pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar "Automechanika" në Frankfurt i zhvilluar në datat 11 – 15 shtator 2018.
"Kappa Oil" do të prezantojë produktet e saj të shumta dhe të shumëllojshme në panairin ndërkombëtar të Automobilave në Bolonja, Itali, ku marrin pjesë 1.599 ekspozues, 58 marka të përfaqësuara, 685 prej tyre nga 53 vende të ndryshme. Gjithashtu në panair janë 113,616 operatorë profesionistë, 23,807 prej të cilëve vijnë nga e gjithë bota.
Menaxheri për Sektorin e Biznesit dhe Marrëdhëniet me Publikun në "Kappa Oil", Shkëlzen Puci shpjegon për bohem.al, se Shqipëria është prezente në tregun botëror me produktet më cilësore të garantuara nga ekspertët më të mirë gjerman. Ai thekson se, Kappa Oil është prej 26 vitesh në treg dhe me një bashkëpunim në mbi 35 vende të botës.
Performanca e kompanisë "Kappa Oil", një lider në tregun e lubrifikantëve gjithnjë e më shumë tregon në Europë dhe botë, atë pjesë të Shqipërisë për të cilën të gjithë jemi krenarë, të Shqipërisë që punon dhe falë punës arrin në majat e cilësisë së produktit duke konkurruar me kompani të tjera nga mbarë bota, që sigurisht nuk kanë kaluar vështirësitë që një kompani shqiptare i është dashur të kalojë përgjatë 26 viteve.
Pikërisht kjo shton vlerat e arritjes së "Kappa Oil", e cila ka sot një portofol produktesh mjaft të gjerë, nga mjetet e reja e deri te mjetet marine, bujqësore, dhe industriale. Superioritetin e "Kappa Oil" në tregun e lubrifikantëve e tregojnë disa shifra, por më domethënësja është mbulimi i tregut shqiptar në 42 % të nevojave.
"Kappa Oil" është e para dhe e vetmja kompani mbarëkombëtare me 27 vite eksperience dhe me një mbulim mbi 40% të konsumit, certifikuar dhe aprovuar nga Mercedez Benz dhe TUV NORD duke evidentuar cilësinë më të lartë, me një shtrirje në më shumë se 25 shtete në botë. "Kappa Oil" prej shume vitesh ka marrë pjesë në panaire të ndryshme duke ekspozuar produktet e saj në arenën ndërkombëtare si në Paris, Bolonja, Romë, Frankfurt, Afrikë, etj..
Pjesëmarrja në Panairet Ndërkombëtare më të rëndësishme të botës është një nga sfidat kryesore të punës së "Kappa Oil" dhe objektivit të saj për zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.
Arritjet e Kappa Oil ndër vite:
– 27 vite në treg
– Lider në tregun vendas me mbi 40% klientë të tregut
– Cilësi dhe Certifikimet e M.Benz TUV Nord
– Eksporton në mbi 25 vende të botës
– Kompania me gamën më të gjërë të lubrifikantëve në tregun shqiptar





