Aleati i kryedemokratiti Basha, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, në letrën e drejtuar portalit të km siç e quan ai, Ndoka parashtron 7 pika sesi mund të zgjidhet kriza në vend. Një ndër këto pika është dorëheqja e kryeministrit Rama. 

POSTIMI I PLOTË

Letër për portalin e KM!

Si zgjidhet kriza?

Këshilla për kokat e nxehta:

1.            Krijohen dy grupe negociatorësh (pozitë-opozitë), në nivel politik e teknik.

2.            Përafrohen qëndrimet politike të palëve.

3.            Data e zgjedhjeve, parlamentare dhe lokale, projekt për ndryshimet ligjore.

4.            Mandati i qeverisë kalimtare dhe detyrat.

5.            Reformat që do të kryhen në drejtësi, zgjedhore, territoriale, integrim dhe kudo tjetër, që gjykohet.

6.            Dorëheqja e Kryeministrit!

7.            Firmosja publike e marrëveshjes mes përfaqësuesve të lartë politik (pozitë-opozitë).

– Kaq, kriza u zgjidh!?

Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej..!?