Deputetja e qarkut të Durrësit, Edlira Hyseni, përmes një statusi në Facebook, reagon pas votimit në Parlament të projekt-ligjin për trajtim financiar të minatorëve dhe të naftëtarëve.

Si vajzë e një inxhinieri gjeolog, Hyseni thekson se kjo kategori shoqërore nuk mori kurrë një pension dinjitoz, të drejtë dhe të merituar.

Ndërsa thotë se të mbrosh atë që i është mohuar prindit është një emocion i papërshkrueshëm, Hyseni shpreson që mosha e tretë të gëzojë sa më shpejt pensione më të larta. Postimin, Hyseni e shoqëron edhe me fjalën e saj mbajtur në Parlament.

Postimi i plotë:

Jam vajze e nje inxhinieri gjeolog – naftetar, qe nje jete ia kushtoi atij profesioni te veshtire, ne te cilin lodhja fizike dhe terrori psikologjik ishin te pandashem. Jam vajze e nje prindi, qe si i gjithe ai brez, stermunduar nga puna, nuk moren dot kurre drejtesine e nje pensioni dinjitoz, te drejte e te merituar, e me shume u lane harruar se falenderuar! 
Te mbrosh ne Parlament te drejten e cdokujt eshte detyre e pergjegjsi. Te mbrosh dhe ate qe i eshte mohuar nje prindi, eshte eksperienc dhe emocion i papershkrueshem! 
Faleminderit Prinder e uroj te gezoni jete te gjate e pensione me te larta, sa me shpejte e mundur!