Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ka kërkuar presidentit Ilir Meta që të shpërndajë Kuvendin pasi nuk plotësohet numri prej 140 deputetësh.

Dule shkruan në një postim në Twitter, se pas djegies së mandateve nga opozita, vendet vakante nuk plotësohen dot nga kandidatët e listave shumëemërore për të çuar në 140 numrin e deputetëve.

"Pavarësisht farsës së zëvëndësimit të opozitës, tani edhe me saktësi matematike nuk mund të plotësohet më kërkesa e nenit 64 të Kushtetutës për 140 deputetë. Kuvendi ka rënë. Në mungesë te Gjykatës Kushtetuese, arsyeja juridike kërkon nismën e Presidentit për shpërndarjen e tij."