Tensione në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Dollani shpjegime dhe të tregojë nëse është kërcënuar. Ai ka pyetur gjyqtaren, nëse bashkëshorti apo shoferi i saj është kërcënuar.

Me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet. Pas mosbindjes, gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca.

Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre.

Pas kësaj, katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën.

Ndërkohë gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen, por gjykata e ka refuzuar.