Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaratat e Presidentit Ilir Meta, mbi reformën zgjedhore e krizën politike në vend.
Balla ritheksoi se 30 qershori është afati i fundit për zgjedhjet dhe se nuk do ketë asnjë ditë më pas shtyrje.
"Më vjen keq e më duhet ta them që Presidenti e rendit veten në krah të atyre që mendojnë se reforma nuk ka ecur sic duhet edhe pse nuk ka një partner sot që nuk e vlerëson. Parlamenti sipas Presidentit nuk qenka funksional. Po pse? Sepse nuk është Monika dhe është Ralfi? Realisht dua t’jua them le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur, të punojmë për Shqipërinë europiane. Që ta dini ju deputetët e opozitës. 30 qershori është afati i fundit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Nuk ka as më 1 korrik, as me 2 korrik", tha Balla.





