Një grup minatorësh kanë dalë sot në protesta para parlamentit për të shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit që pritet të miratohet sot për statusin e tyre.

Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorit, një premtim i hershëm, por duke plotësuar kërkesat e tyre dhe deklarojnë se ligji i qeverisë nuk i përmbush.

Një prej minatorëve në pension tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të djegë veten pasi ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia jep Kushtetuta.